Aktualitet

Përndiqen nga 31-vjeçari dy vajza të mitura në Tiranë, arrestohet nga policia

24 Prill 2022, 11:43 Nga DOSJA
Përndiqen nga 31-vjeçari dy vajza të mitura në

TIRANË– Dy vajza të mitura janë përndjekur në kryeqytet nga një 31-vjeçar. Ky i fundit, ndoqi vajzat e moshave 15 dhe 16-vjeçe në rrugën ‘Ali Shefqeti’ në kryeqytet. Policia bëri ndalimin dhe procedimin e personit me inicialet E.H, i cili do të akuzohet për veprën penale ‘Përndjekje’.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin E. H., 31 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, ka përndjekur dy shtetase të mitura, 15 dhe 16 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet perndjekje ne tirane perndjekje ne tirane

Sondazh

Poll