Aktualitet

Mashtronte qytetarët, i shiste apartamentet nga 2 herë! Arrestohet 53-vjeçari në Durrës

24 Prill 2022, 10:28 Nga DOSJA
Mashtronte qytetarët, i shiste apartamentet nga 2 herë! Arrestohet

DURRËS– Policia ka arrestuar Arben Kupin, 53-vjeçarin e shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 2 vite burg për veprën penale të “mashtrimit”. Kupi, ishte denoncuar nga qytetarët pasi shiste apartamentet nga dy herë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në mars të vitit 2021, i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vjet burgim, për mashtrim. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, forcat operacionale të DVP Durrës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Arben Kupi, 53 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Pas denoncimeve të tjera të bëra nga qytetarët, për mashtrime nga ky shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në mars të vitit 2021, i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për njëjtën vepër penale. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben kupi arrestim ne durres durres arben kupi arrestim ne durres durres

Sondazh

Poll