Aktualitet

Aksident FATAL në Shkozë/ Përplaset me autobusin, ndërron jetë në spital 45-vjeçari

24 Prill 2022, 09:26 Nga DOSJA
Aksident FATAL në Shkozë/ Përplaset me autobusin, ndërron

TIRANË– Një i vdekur në Shkozë. Policia informon se ditën e sotme, 45-vjeçari i cili po drejtonte një motomjet është përplasur me autobusin e linjës së Shkozës. Për pasojë, drejtuesi i motomjetit i cili po qarkullonte në rrugë, për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË;

Më datë 24.04.2022, në Shkozë, një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 45 vjeç, është përplasur me autobusin e linjës së Shkozës, me drejtues shtetasin H. T., 60 vjeç. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll