Aktualitet

Aksident në Maliq/ Përplaset nga mjeti, këmbësori ndërron jetë në spital

24 Prill 2022, 09:47 Nga DOSJA
Aksident në Maliq/ Përplaset nga mjeti, këmbësori

KORÇË– Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Rëmbec të Maliqit, ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor. Kujtim Hazizi është këmbësori i cili u nis në gjendje të rëndë drejt spitalit të Korçës, mirëpo s’mundi që t’i bënte ballë plagëve që mori, duke gjetur vdekjen. Policia ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit, Lorenc Tome, i cili përplasi viktimën.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Më datë 24.04.2022, rreth orës 11:00, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, Maliq, shtetasi L. T., banues në fshatin Rëmbec, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin K. H., banues në Rëmbec, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit L. T., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme”,

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksident ne maliq maliq aksident aksident ne maliq maliq

Sondazh

Poll