Aktualitet

Sezoni turistik/Operatorët:S’kemi marrë licensat për baret e plazheve, të pastrohen inertet

24 Prill 2022, 10:46 Nga DOSJA
Sezoni turistik/Operatorët:S’kemi marrë licensat për baret

VLORË– Operatoret turistikë në vend kërkojnë zgjërim dhe rishikimit të afateve ligjore për aplikimet në strukturat dhe administrimin e plazheve. Elidon Nika, tur-operator i Vlorës, deklaron për Oranews, se po përballen me shumë vështirësi para hapjes së sezonit turistik. 

“Ne kemi aplikuar për marrjen e licencave për plazhet dhe problem nuk kemi marrjen e licencave, por kemi marrjen e bareve të plazhit, domethënë të arrijmë të aplikojmë dhe të marrim lejet për baret. Ky është një problem i madh sepse është mbyllur koha e aplikimit dhe kërkojmë që nga ana e pushtetit qendror dhe vendor të rihapet përsëri aplikimi për marrjen e bareve të plazhit”, tha Nika.

Sipas Nikës problematikë madhore mbetet ajo me pastërtinë e plazheve. Edhe pse duhet të kishte nisur pastrimi i tyre, mesa duket inertet mbeten shqetësimi kryesor gjatë vijës bregdetare të Radhimës. Operatorët i kërkojnë bashkisë së Vlorës të ndërhyjë ose tu japi lejet të ndërhyjnë administratorët për pastrimin e tyre.

“Kërkojmë që të bëhet pastrimi i inerteve ose të japin leje që vetë ne subjektet t’i pastrojmë të gjitha këto inerte dhe të bëhemi gati për sezonin turistik”, tha ai.

Transferimi i stafeve të punës sipas Elidon Nikës në orët e vona të mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit si rrjedhojë e mungesës së linjave urbane mbetet shqetësimi kryesor.

“Në zonën e Radhimës problematikë është energjia elektrike, kemi problem me energjinë që gjithmonë kur ka kohë të keqe shfaq defekte. Problem tjetër është edhe shërbimi urban. Ka qytetarë të Vlorës që kërkojnë të bëjnë plazh në Radhimë por nuk i kanë kushtet për arsye se duan të vijnë me transport publik. Është mirë që ky transport të jetë deri në orët e vona të natës, të paktën deri në orën 23:00 dhe për arsyen e shërbimit që mund të bëjmë për gjithë punonjësit tanë që kthehen në Vlorë”, shtoi Nika.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet sezoni turistik vlore sezoni turistik vlore

Sondazh

Poll