Aktualitet

‘Do hap call center’/Erdhi nga Kosova në Tiranë,përfitoi mbi 135 000 euro, arrestohet i riu

24 Prill 2022, 11:26 Nga DOSJA
‘Do hap call center’/Erdhi nga Kosova në

TIRANË– Qerim Krasniqi është arrestuar nga policia e Tiranës. I riu, nga Kosova nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të besimit, ka përfituar shumën 135000 euro nga një grua në Tiranë, me pretendimin se do t’i investonte në call center. I riu nuk ia ktheu borxhin gruas, duke e mashtruar dhe larguar me shumën monetare. Ka qënë ajo e cila kreu denoncimin në polici.  Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se ky person, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shuma të ndryshme monetare, nga shtetas të ndryshëm në Shqipëri. 30-vjeçari do të akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mysafiri”. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Kishte përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 30-vjeçari nga Kosova. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, nisur prej vitit 2021, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Mysafiri”. Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit Q. K., 30 vjeç, banues në Kamenicë, Kosovë, për veprën penale “Mashtrimi”. Ky shtetas dyshohet se nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të besimit, ka përfituar shumën 135000 euro nga një shtetase, me pretendimin se do t’i investonte në call center. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shuma të ndryshme monetare, nga shtetas të ndryshëm në Republikën e Shqipërisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane kosove mashtrim qerim krasniqi tirane arrestim ne tirane kosove mashtrim qerim krasniqi tirane

Sondazh

Poll