Aktualitet

Grabitja e celularëve & laptopëve në Suedi! Shiten në Shqipëri, fitimet deri në 58 mln euro

24 Prill 2022, 11:08 Nga DOSJA
Grabitja e celularëve & laptopëve në Suedi! Shiten në

SUEDI– Kamionë të mbushur me celularë dhe laptopë, të cilët po vidhen në Suedi janë kthyer në shqetësim të madh në vend. Svt.se raporton se celularët dhe laptopët shiten në vendet e Ballkanit, kryesisht në Shqipëri, Serbi dhe Kroaci.

Rasti në fjalë, ka të bëjë me grabitjen e një kamioni, në shkurt të vitit 2021. Ngarkesa e cila vinte nga Evropa Juglindore, zbuloi se telefonat celularë përdoren në Kroaci, Serbi dhe Shqipëri. Sipas policisë suedeze, dëmi i kësaj vjedhjeje shkon deri në 600 milionë SEK ose përafërsisht 58 mln euro në vit. Një muaj më vonë, i njëjti kamion ngarkohet me 100 laptopë të vjedhur nga një kamion tjetër në Suedi.

“Ne shohim një qarkullim shumë të shpejtë të mallrave që nga momenti kur ato vidhen, vijnë në qendrën e pritjes, ku një kamion nga vendet e tjera ngarkohet dhe bëhet gati për të dalë jashtë vendit” shprehet prokurori Mårten Alvinsson.

Deri më tani janë rreth 20 persona të dyshuar në të gjitha nivelet që nisin me vjedhjet celularëve, laptopëve dhe apo edhe video lojërave.

“Njerëzit e zakonshëm duhet të mendojnë se çfarë mallrash blejnë, nga kush blejnë dhe në çfarë rrethanash, thotë prokurori i dhomës Mårten Alvinsson. “Nëse e blini në një parking, nëpërmjet Blocket ose Tradera, duhet të pyesni veten: Kush është personi që takoj? Është shumë e rëndësishme të kontrolloni përpara se të blini diçka” thotë Mikael Björk, drejtuesi i policisë suedeze.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shqiperi suedi vjedhje ne suedi shqiperi suedi vjedhje ne suedi

Sondazh

Poll