Aktualitet

Plagosje në Vlorë! 69-vjeçari përfundon te Trauma në Tiranë, arrestohet autori

24 Prill 2022, 09:11 Nga DOSJA
Plagosje në Vlorë! 69-vjeçari përfundon te Trauma në

VLORË– Plagosje në Vlorë! Një person ka përfunduar në spital pasi është qëlluar me mjet prerës nga një 54-vjeçar. Forcat blu informojnë se personi me inicialet F.H, 69-vjeç është plagosur në trup nga sulmi që iu krye. Për pasojë ai është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, aty ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori, me inicialet K.H, banues në lagjen ‘1 Maji’ në Vlorë, është vënë në pranga nga policia dhe do të akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje”.

Shkaku i konfliktit mes dy personave ende nuk është bërë i ditur.

NJOFTIMI I POLICISË SË VLORËS:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin K. H., 54 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”,Vlorë , pasi gjatë një konflikti të çastit ka kanosur me mjet prerës, e më pas ka shtyrë me forcë, shtetasin F. H., 69 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime dhe ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne vlore vlore plagosje ne vlore vlore

Sondazh

Poll