Aktualitet

Përplasja për listat e votuesve! Anulohen zgjedhjet për kreun e PD në Bulqizë

24 Prill 2022, 08:41 Nga DOSJA
Përplasja për listat e votuesve! Anulohen zgjedhjet për kreun e

BULQIZË– Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike në Bulqizë janë anuluar. Shkak është bërë përplasja për listat e votuesve, pasi dy nga tre kandidatët kanë pretenduar se listat janë fryrë dhe pas ndërhyrjes së Berishës, zgjedhjet janë shtyrë për një ditë tjetër.

Kandidati Fatos Hoxha pretendon se janë shtuar në listë afro 500 anëtarë më shumë. I vetmi kandidat në garë që kërkon që kutitë e votimit të hapen, është Shaqir Manjani.

Anëtari i Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, Shkëlqim Tançi ka deklaruar se zgjedhjet më Bulqizë do të zhvillohen në një datë tjetër.

LAJMI KRYESOR:Zgjedhje për kryetar dege në PD! Demokratët votojnë sot në Bulqizë dhe Maliq

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike zgjedhjet per kryetar ne pd zgjedhjet per kryetar ne pd

Sondazh

Poll