Aktualitet

“Gaminator”! Lokali si ‘kazino’ në Tiranë, gjendet valixhja me çipsa, arrestohet 1 person

24 Prill 2022, 08:18 Nga DOSJA
“Gaminator”! Lokali si ‘kazino’ në Tiranë,

TIRANË– Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi është zbuluar se ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit. Policia bën të ditur se në kuadër të operacionit të koduar “Gaminator” është vënë në pranga Marjan Ndoci, banues në Tiranë. Ky person, në lokalin në administrim prej tij, në rrugën “Siri Kodra”, kishte përshtatur një ambient të fshehtë, për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy makineta që shërbejnë për lojërat e fatit, dhe një valixhe me çipsa për poker. 31-vjeçari do të akuzohet për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gaminator”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4. Kishte përshtatur një ambient të fshehtë në lokalin në administrim prej tij për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, vihet në pranga 31-vjeçari. Sekuestrohen dy makineta që shërbejnë për lojëra fati dhe një valixhe me çipsa për poker. Shërbimet e Komisariarit të Policisë Nr. 4 në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Gaminator”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: – M. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”. Ky shtetas, në lokalin në administrim prej tij, në rrugën “Siri Kodra”, kishte përshtatur një ambient të fshehtë, për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy makineta që shërbejnë për lojërat e fatit, dhe një valixhe me çipsa për poker. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lojera fati ne tirane marjan ndoci tirane lojera fati ne tirane marjan ndoci tirane

Sondazh

Poll