Politike

“Nuk dorëzohet, pa komplekse dhe frikë”/ Këlliçi: Vetëm Berisha mund të ndryshojë…

23 Prill 2022, 16:57 Nga DOSJA
“Nuk dorëzohet, pa komplekse dhe frikë”/

TIRANË- Deputeti Belind Këlliçi është shprehur i sigurtë se vetëm ish-kryeministri Berisha mund të ndryshojë mentalitetin politik. I ftuar në “Kjo Javë” Këlliçi tha se Berisha nëse vendos të futet në garë për kryetar e fiton. Ai nuk i ka kursyer vlerësimet për të si një njeri pa komplekse, pa frikë dhe që nuk dorëzohet.

Berisha nuk heq dorë. E ka të rrënjosur thellë nevojën për të fituar. Unë e shikoj rikthimin e Berishës si të detyruar për shkak të rrethanave. Mua me Beerishën më bën bashkë nevojë ulëritëse për të ndryshuar mentalitetin politik dhe vetëm Berisha mund ta bëjë këtë.

Berisha nëse vendos të futët në garë për kryetar e fiton. Do gënjeja nëse do thoja ndryshe.

Si do të jetë marrëdhënia SHBA-PD me Berishën në krye

Berisha është shprehur non grata me 19 maj dhe deri me 9 shtator e kishte bërë të qartë se do ta ndiqte personalisht këtë çështje. Sa e pengon përgjigjen mund ta gjeni te 6 marsi. Ai nuk ka komplekse, frikë dhe do të arrijë të ngjallë shpresë për ndryshimin.

Ambicie për kryetar?

Nëse nuk ke ambicie në politikë i ke rënë në qafë. Unë kam ambiciet e mia dhe ftoj çdo të ri. I vetmi problem është se çdo politikan duhet të jetë me këmbë në tokë.

Presidenti

Duhet një proces i denjë. Por kjo është një qasje qesharake me zarfa, është tallje me procesin.

Marrë nga Balkan Web

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi belind kelliçi

Sondazh

Poll