Politike

Ministrja e Arsimit, paralajmërimi për ndryshime në maturën shtetërore për vitet e ardhshme

23 Prill 2022, 09:29 Nga DOSJA
Ministrja e Arsimit, paralajmërimi për ndryshime në maturën

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka zhvilluar takim me drejtues të institucioneve arsimore nga e gjithë Shqipëria duke shpallur thirrjen për vendin vakant të Drejtorit të Përgjithshëm të Sistemit Parauniversitar pas dorëheqjes së Selman Hodajt. Në fjalën e saj, gjatë takimit, Kushi kërkoi që të gjithë ata që plotësojnë kriteret të aplikonin.
“Kemi nevojë për frymë energji të reja, për kontribute të reja. Drejtoria e përgjithshme e arsimit parauniversitar ka bërë punë kolosale, institucion i ri, ishte sfidë, ka përballuar me sukses tërmetin, pandeminë, e vështirësi të tjera. Në vazhdim të punës që është bërë dhe për shkak të nevojës për energji të reja e ritme të reja më të shpejta, ne kemi shpallur thirrjen për drejtues të drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar. Do ju ftoja që të aplikoni. E rëndësishme është të kemi sa më shumë konkurrentë, ndaj ju ftoj të konkurroni që të kemi sa më shpejt një drejtor të ri,”- u shpreh ministrja.


Sa i përket maturës shtetërore, ministrja Kushi paralajmëroi ndryshime duke thënë se nuk do të fillojnë në vitet e ardhshme. Ndërsa shtoi se në momentin që do të kenë ndryshime konkrete, do të bëhen publike që nxënësit të informohen në kohën e duhur për maturën shtetërore për vitet e ardhshme apo vitet që do vijnë.
Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe lidhur me arsimin dhe frymën e re që duhet të implementohet, e për tema të tjera si psh: sfidat dhe arritjet në drejtimin e Institucioneve Arsimore në vend; roli i prindërve dhe komunitetit në mbështetje të strukturave të shkollës; përfshirja e Qeverive të Nxënësve në vendimmarrje dhe jetën aktive të shkollës në bashkëpunim me mësuesit, prindërit, komunitetin.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike evis kushi evis kushi

Sondazh

Poll