Politike

Rritje të çmimit për ata që harxhojnë mbi 700 KW/Balluku: Është kërkesë e vetë familjarëve

23 Prill 2022, 15:56 Nga DOSJA
Rritje të çmimit për ata që harxhojnë mbi 700

TIRANË– Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka sqaruar si do të veprohet me ato familje të cilat do të harxojnë mbi 700 kW, për të cilat është parashikuar një rritje e çmimit të dritave.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Balluku u shpreh se ende nuk ka një vendim, pasi për momentin janë duke analizuar konsumin. Por shtoi se kërkesa për rritjen ka ardhur nga familjarët.

“Konsumatori familjar do të mbrohet duke mos rritur asnjë qindarkë për qytetarët dhe biznesin e vogël. Sa i përket përdorimit familjar, 700 kw/orë, ne kemi bërë një analizë dhe 700 kw orë i përkojnë një konsumi mesatar të qëndrueshëm për një familje me një numër të konsiderueshëm anëtaresh. Nuk kemi marrë një vendim për rritje çmimi, por po analizojmë kush janë breza dhe si është konsumi. Më pas do të vendosim si do funksionojë. Kjo ka ardhur si kërkesë e vetë familjarëve që e konsiuderojnë të padrejtë faktin që të gjithë paguajnë njësoj, ndërkohë që ka konsume që nuk kanë lidhje me përdorimin vital,”-tha Belinda Balluku.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 700 kw belinda balluku rritja e cmimit te energjise 700 kw belinda balluku rritja e cmimit te energjise

Sondazh

Poll