Politike

Zgjedhjet për kryetar dege të PD-së, zgjidhet Viktor Duro me 61% të votave në Kolonjë

23 Prill 2022, 16:35 Nga DOSJA
Zgjedhjet për kryetar dege të PD-së, zgjidhet Viktor Duro me 61%

KOLONJË- Viktor Duro është zgjedhur kryetari i degës së Partisë Demokratike në Kolonjë. Nga zgjedhjet që u mbajtën ditën e sotme, Duro ka marrë 61% të votave.

Njoftimi i PD-së:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Kolonjë. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Kolonjë u shpall z. Viktor Avni Duro me 61% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike viktor duro zgjedhje ne deget e pd viktor duro zgjedhje ne deget e pd

Sondazh

Poll