Politike

Zgjedhjet për kryetar dege të PD-së, zgjidhet Behar Xhaferraj me 69% të votave në Poliçan

23 Prill 2022, 16:30 Nga DOSJA
Zgjedhjet për kryetar dege të PD-së, zgjidhet Behar Xhaferraj me

POLIÇAN- Behar Xhaferraj është zgjedhur kreu i ri i degës së Partisë Demokratike në Poliçan. Nga zgjedhjet që u mbajten ditën e sotme, Xhaferraj mori 69% të votave.

Njoftimi i PD-së:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Poliçan. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Poliçan u shpall z. Behar Veli Xhaferraj me 69% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike behar xhaferraj zgjedhje ne deget e pd behar xhaferraj zgjedhje ne deget e pd

Sondazh

Poll