Politike

Zgjedhjet për kryetar dege të PD-së, përfundon numërimi në Pukë dhe Tiranë

23 Prill 2022, 17:09 Nga DOSJA
Zgjedhjet për kryetar dege të PD-së, përfundon numërimi

TIRANË- Procesi i numërimit të votave në degën e Partisë Demokratike në Pukë dhe në degën 15 në Tiranë ka përfunduar. Nga zgjedhjet e sotme, në degën numër 15 në Tiranë u zgjodh kryetar Florind Mansaku. Ndërsa në Pukë është zgjedhur Demir Hyseni me 67% të votave.

Njoftimi i PD-së:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Pukë dhe PD Dega 15 Tiranë. Pas numërimit të fletëve të votimit, komisionet e votimit shpallën fitues:

– Kryetar i Degës PD Pukë, z. Demir Qamil Hyseni me 67% të votave
– Kryetar i PD Dega 15 Tiranë, z. Florind Xhevdet Mansaku

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike demir hyseni florind mansaku zgjedhje ne deget e pd demir hyseni florind mansaku zgjedhje ne deget e pd

Sondazh

Poll