Politike

Gjekmarkaj vazhdon takimet në SHBA, vizitë tek kongresmeni Anderholt (MESAZHI)

23 Prill 2022, 14:14 Nga DOSJA
Gjekmarkaj vazhdon takimet në SHBA, vizitë tek kongresmeni Anderholt

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ndodhet ende në Amerikë ku edhe po zhvillon disa takime me kolegë. Sot, ai ka ndarë foto nga takimi me kongresmenin e Alabamës, Robert B. Anderholt, duke përcjellë edhe një mesazh nga përtej oqeanit për opozitën në Shqipëri. 

“Një takim i gjatë dhe i përzemert me Kongresmenin e Alabames z.Robert B.Anderholt, një dashamirës i Shqipërisë. Shkëmbyem mendime dhe ide për forcimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe për gjendjen në të cilën ndodhet Opozita shqiptare sot, për rrugë dhe mundësi për të tejkaluar këtë krizë. Një opozitë e bashkuar dhe e fortë i shërben mbi të gjitha ndryshimit dhe Shqipërisë,”-shkruan ai ndër të tjera në postimin e tij.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron gjekmarkaj robert b. anderholt agron gjekmarkaj robert b. anderholt

Sondazh

Poll