Politike

Dash Sula: I keqardhur për situatën ku ndodhet PD, pandemia e ka lënë me pasoja të rënda! 

23 Prill 2022, 12:12 Nga DOSJA
Dash Sula: I keqardhur për situatën ku ndodhet PD, pandemia e ka

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula është shprehur i keqardhur për situatën ku ndodhet sot PD, duke e cilësuar si totalisht të përçarë.

I ftuar në ‘Pa Protokoll’ ai tha se partinë e ka lënë me pasoja të rënda pandemia, teksa thekson se është ish-kryeministri Sali Berisha ai që duhet të bëjë sakrifica, qoftë edhe me pasoja personale. Ndërsa me ironi shtoi se fajin për gjendjen e PD-së, e kanë pasojat e pandemisë së koronavirusit. 

“Unë shpreh keqardhjen për situatën ku ndodhet PD. Duhet të jetë Berisha i pari që të bëjë sakrifica, qoftë edhe me pasoja personale. Ka ardhur një moment që mirë që janë çmend, por janë çmendur të gjithë në të njëjtën kohë. Pandemia e ka lënë me pasoja të rënda PD. Pse duhej të vijonte kjo çështje me gjykata? Foltorja e quan veten në revansh. Arroganca nuk funksionon,”- tha ai.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dashnor sula dashnor sula

Sondazh

Poll