Aktualitet

‘Cosa Nostra’- Kush është Bizhga që rikthen Berisha, 20 vite me Ramën e përgjimet me Çukon

22 Prill 2022, 14:58 Nga DOSJA
‘Cosa Nostra’- Kush është Bizhga që rikthen Berisha,

TIRANË– Vali Bizhga është personi që ish-kryeministri Sali Berisha ka përmendur si një prej kandidateve të preferuara të kryeministrit Edi Rama për postin e Presidentes. Sipas Berishës, dy të tretat e zarfeve që i janë dërguar kryeministrit Rama përmbajnë emrin e Bizhgës.

Por kush është Vali Bizhga?

Vali Bizhga ka qenë gjithmonë pas kryeministrit Rama, që në kohën kur ky i fundit drejtonte Bashkinë e Tiranës. Kur Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës, Bizhga ishte në rolin e zv.kryetares. Më pas, ajo vendosi të tërhiqej për tu kthyer në vitin 2013 dhe këtë herë si drejtoreshë e Këshillit të Ministrave. Këtë detyrë Vali Bizhga vijon ta mbajë edhe sot.

“Është kënaqësi dhe nder t’ju prezantoj drejtoren e kabinetit tim në Kryeministri, Vali Bizhgën. Me Valin kemi punuar krah për krah për shumë vite në Bashkinë e Tiranës, ku kam pasur privilegjin ta kem zëvendësen time dhe më pas drejtore të kabinetit të kryetarit të Bashkisë. Por kemi ndarë së bashku edhe përpjekjet dhe emocionet e disa fushatave, ku Vali ka luajtur prapa kuintave rolin kyç të drejtorit ekzekutiv të fushatës. Një betejë më e rëndësishme për të, ajo me një kancer të shfaqur befas në formë agresive, e shkëputi lidhjen tonë të punës, për aq sa kohë iu desh Valit ta fitonte betejën më të vështirë të jetës së vet. Tashmë, ajo është rikthyer në fushën e kahershme të përpjekjes sonë të përbashkët për të bërë punë të mira për vendin e njerëzit, e do të mbulojë me profesionalizmin, pastërtinë dhe përkushtimin e saj të posaçëm në komunikimin me njerëzit, një detyrë ku pa asnjë dyshim do vendosë një standard të ri,”- shkruante Rama kur e emëroi.

Çfarë është publikuar për Bizhgën?

Kur u vu në pranga ish-Drejtori i Burgjeve Arben Çuko, Zëri i Amerikës publikoi përgjimet e dosjes, mes të cilave ishte edhe një vend pune i porositur nga Vali Bizhga. Biseda e përgjuar kishte në fokus punësimin e një vajze.

“Fola me zonjën Bizhga para gjysmë orë dhe i thashë se u fut Vitjona në punë,”- citohej të thoshte Çuko në përgjimin e zbardhur. Këtë punësim, Bizhga e shpejgoi duke thënë se ishte ndjerë keq dhe e kishte ndërmjetësuar rastin pas një kërkese për ndihmë nga motrat e Nënë Terezës.

Arsyeja lidhej me babanë e saj, i cili kishte qenë punonjës i Burgjeve dhe kishte humbur jetën në aksident. Gjatë ceremonisë mortore, shokët e të atit i kishin premtuar asaj vendin e tij në burgun e Fushë-Krujës. Ajo nuk është pranuar në punë pa konkurs dhe zotit Çuko nuk i është thënë që do ta fusësh në punë. Është e vërtetë që ajo është aksesuar në konkurs, por ftesa për konkurs u drejtohet të gjithëve,”- tha Bizhga. Pas publikimit të këtyre përgjimeve, kryeministri Rama e quajti “kazan” Zërin e Amerikës.

“Erdhi dita që Zëri i Amerikës të flasë nga kazani i Tiranës duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike,”- shprehej Rama.

Tashmë Buzhga është rikthyer në skenë, por si kandidate për Preisdente. Berisha u shpreh në konferencën për gazetarët se Rama ka zgjedhur procedurën më mafioze si ‘Cosa Nostra’, dhe shumicën e të cilës e ka Bizhga.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama sali berisha vali bizhga edi rama sali berisha vali bizhga

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2022, 14:08

VD- Digjet makina në Shkodër, nuk ka të lënduar

SHKODËR– Një automjet tip ‘Mercedes-Benz’ është përfshirë nga flakët. Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar pranë një parkingu privat pranë Universiteti...