Aktualitet

Kanabisi/ Takimi me drejtuesit! Çuçi: Zero tolerancë. Nano: Do ketë ndryshime në Polici

22 Prill 2022, 08:36 Nga DOSJA
Kanabisi/ Takimi me drejtuesit! Çuçi: Zero tolerancë. Nano:

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi mblodhi ditën e sotme në një takim drejtorët e Policisë së qarqeve të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Dibrës dhe Korçës. Takimi, i cili u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kishte fokus luftën kundër kanabisit. Ndërsa ministri ka thënë se duhet një intensifikim i luftës ndaj trafikut të drogës dhe të mos krijohet ideja që legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore do të thotë kultivim masiv.

“Intensifikoni luftën kundër kanabisit, të mos krijohet ideja se legalizimi për qëllime mjekësore do të thotë kultivim masiv. Nuk është kështu. Zero tolerancë për këdo që tenton të kultivojë. Duhet bashkëpunim me pushtetin vendor”, ka thënë ministri Çuçi.

Ndërsa jashtë për gazetarët, Çuçi deklaroi se në takim diskutuan për arritjet e 4 muajve të kaluar si dhe diskutuan për objektivat e muajve të ardhshëm. Po ashtu, ministri  ripërsëriti se do të ketë zero tolerancë për personat që kultivojnë “bimën e ndaluar”. Ndërsa paralajmëroi të gjithë vartësit e tij se do të ketë edhe lëvizje të tjera në Policinë e Shtetit. Gjithmonë në favor të punë. Po ashtu, pas këtij takimi, Çuçi dhe anëtarë të tjerë të ministrisë do të zhvillojnë një takim të ngjashëm në Fier. Sot, operacioni i fundit i Policisë kundër kultivimit të kanabis u zhvillua në Krujë, aty ku u gjet një serë, e cila ishte përshtatur për kultivim kanabis. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Lëvizjet në policinë e shtetit, Nano: Nuk bëhen me faza, do kemi sërish ndryshime

Çuçi: Nuk ishte takim i jashtëzakonshëm, muajin tjetër rritja e rrogës për policët

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bledi çuçi cuci me drejtoret e policise kultivimi i kanabisit ne shqiperi bledi çuçi cuci me drejtoret e policise kultivimi i kanabisit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2022, 14:08

VD- Digjet makina në Shkodër, nuk ka të lënduar

SHKODËR– Një automjet tip ‘Mercedes-Benz’ është përfshirë nga flakët. Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar pranë një parkingu privat pranë Universiteti...