Aktualitet

VD-‘Blindohet’ Kruja! 10 grupe të FNSH-së kontrolle me dronë dhe kamera për drogë, ZBULIMET

22 Prill 2022, 07:28 Nga DOSJA
VD-‘Blindohet’ Kruja! 10 grupe të FNSH-së kontrolle me

KRUJË– 72 orët që lamë pas, Kruja ka qenë në shtet-rrethim. Nga kontrollet masive të Policisë së Krujës dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, u zbuluan 400 fidanë me kanabis sativa. Droga u zbulua në fshatin Fushë-Thumanë, në një tokë publike ndërsa po punohet për kapjen e autorëve që mund të kenë kryer kultivimin e bimëve narkotike. Ndërkohë që sipas Policisë së Shtetit, gjatë 3 ditëve të fundit janë kontrolluar 250 sera, 56 shtëpi të braktisura, tunele, territor i pyllëzuar, sipërfaqe publike dhe shtetërore.

Por nuk ka ndaluar me kaq! Kontrolle të imtësishme janë ushtuar në ambiente të tjerë, të papërcaktuara, për të cilat ka patur informacione se mund të përdoreshin për kultivimin e kanabisit, por me metodën e llambave. Për t’u ardhur në ndihmë efektivëve të Policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, për të  kontrolluar territorin po përdoren dronë, kamera dhe mjete të tjera. Por përveç bimëve, nuk është gjetur asnjë person që kujdesej për to, e aq më pak financuesit e “fermave” të kanabisit. 

Ndërkohë që në terren kishte aksion, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë mbledhur sot 5 drejtorët e qarqeve në Tiranë, Durrës, Elbasan, Dibër dhe Korçë, ku fokusi i diskutimit ishte pikërisht kanabisi, ku u premtua tolerancë “ZERO”, ndërkohë që po flitet për një legalizim të mundshëm të kanabisit mjekësor.

 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD- Nëpër përrenj dhe toka bujqësore! PAMJET nga aksioni i FNSH-së në Krujë

Kanabisi/ Takimi me drejtuesit! Çuçi: Zero tolerancë. Nano: Do ketë ndryshime në Polici

VIDEO/ Kontroll i 250 serave, FNSH zbulon 400 kubikë fidanë cannabis në Thumanë

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fnsh ne kruje kanabis ne thumane fnsh ne kruje kanabis ne thumane

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2022, 14:08

VD- Digjet makina në Shkodër, nuk ka të lënduar

SHKODËR– Një automjet tip ‘Mercedes-Benz’ është përfshirë nga flakët. Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar pranë një parkingu privat pranë Universiteti...