Aktualitet

‘Ndërhyn në procesin gjyqësor’/Kim i përgjigjet Berishës: Po! SHBA e ka bërë e do vazhdojë

22 Prill 2022, 12:12 Nga DOSJA
‘Ndërhyn në procesin gjyqësor’/Kim i përgjigjet

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim iu është përgjigjur deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, se ajo po ndërhyn në procesin gjyqësor lidhur me Statutin e miratuar në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. Përmes një reagimi të bërë në ‘Twitter’, Kim thotë se nëse ndërhyrja nënkupton në inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve, është e vërtetë. Ambasadorja thotë se SHBA do të vijojë të bëjë pikërisht këtë ndërhyrje që sipas saj do të luftojë korrupsionin në vend.

REAGIMI:

Nëse “ndërhyrja në procesin gjyqësor” nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, duke e bërë të qartë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqiperi, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar qe të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO, SHBA ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë – sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së .

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e sotme në një konferencë për mediat, nga selia e PD-së, se Yuri Kim po ndërhyn në procesin gjyqësor në vend e se për këtë ka prova, të cilat do ia japë vetëm institucioneve të SHBA nëse ia kërkojnë. 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike sali berisha yuri kim sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2022, 14:08

VD- Digjet makina në Shkodër, nuk ka të lënduar

SHKODËR– Një automjet tip ‘Mercedes-Benz’ është përfshirë nga flakët. Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar pranë një parkingu privat pranë Universiteti...