Aktualitet

Atentati në Lushnjë/ Policia shoqëron 22 persona, çfarë u zbulua nga kamerat e sigurisë

22 Prill 2022, 14:04 Nga DOSJA
Atentati në Lushnjë/ Policia shoqëron 22 persona,

LUSHNJE– Kanë kaluar më shumë se 48 orë nga atentati me armë zjarri në Lushnjë, ku mbeti i plagosur rëndë 44-vjeçari, Kujtim Metaj, por ende nuk dihet se përse u qëllua ndaj tij, e sa arsyet e eliminimit të tij. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 22 persona janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje nga Policia e Lushnjes por asnjëri prej tyre nuk ka dhënë dëshmi domethënëse që mund të “zbërthente” ngjarjen.

Policia e Lushnjës nuk ka ende një pistë të qartë në lidhje me atentatin, ndërsa dhe vetë pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë duket se nuk kanë filmuar asgjë me vlerë për të identifikuar atentatorin, i cili ka qenë i maskuar me kapuç, syze dhe maskë anti-COVID. Misteri shtohet pasi Metaj punonte si shofer kamioni dhe njihet si person i qetë, pa probleme me drejtësinë dhe Policinë. Në pyetje për ngjarjen janë marrë edhe familjarët e të plagosurit, të cilët kanë përjashtuar mundësinë e ndonjë konflikti të mëparshëm. Deri më tani, e vetmja pistë që po ndiqet është fakti se 44-vjeçari ishte mik me Besnik Hidën, i cili mbeti i vrarë në një atentat më 1 tetor të vitit 2019. 

Kujtim Mema është plagosur në bark teksa konsumonte një pije brenda një lokali, ku ka marrë 2 plumba në bark. Pas ndihmës së parë në spitalin e Lushnjës është dërguar në Tiranë, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Vetë 44-vjeçari nuk ka probleme me Policinë e Shtetit, por nuk përjashtohet mundësia që ai të mos ketë qenë shënjestra e atentatit pasi në zonë kishte dhe persona të tjerë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne lushnje kujtim metaj atentat ne lushnje kujtim metaj

Sondazh

Poll