Politike

VD-Berisha sfidon Ramën: E mund edhe i vdekur!

22 Prill 2022, 10:47 Nga DOSJA
VD-Berisha sfidon Ramën: E mund edhe i vdekur!

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngacmuar kundërshtarin e tij politik, Edi Rama. Në një komunikim me gazetarët, Berisha tha se Rama e ka marrë tmerr sepse e di që mund ta mundë. Madje shtoi se kreun e qeverisë e mund në zgjedhje edhe si i vdekur. 


“Dje ishte bërë mejt, ngjyrë limoni. Kundërshtar e kam por nuk humbas ndjenjat njerëzore. Demokratët do ta mundin. Jo për së gjalli, por edhe për të vdekuri unë e mund atë. Prandaj ka kompleke të mëdha. Deklarata e Kim ishte qesharake, ka marrë fund loja me kukulla. Mjek jam, me një pasion të veçantë përveç kardiologjisë, disiplina e dytë që kam dashur më shumë është psiqiartia. Se është shumë interesante, është doktrinë e mendimit. Filozofët e zbritën në tru. Kam mirëkuptim për shqetësimin që ka Edi Rama. Le të lexojë vetë më mirë, të gjejë rrugë për çlirim. Nuk i kam kërkuar ndonjëherë bashkëpunim. E shkuara është e shkuar, unë po flas për sot,”-tha Berisha ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: Presidenti i ri&zgjedhjet në PD, Berisha: Rama ka frikë nga unë! E mund edhe i vdekur

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha me gazetaret 22 prill 2022 sali berisha berisha me gazetaret 22 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll