Politike

Ankimimi për Statutin e 11 Dhjetorit, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e Alibeajt

22 Prill 2022, 12:02 Nga DOSJA
Ankimimi për Statutin e 11 Dhjetorit, Gjykata e Tiranës pranon

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka pranuar ankimimin e deputetit të Partisë Demokratike, Enekelejd Alibeajt për vendimin e statutit të 11 Dhjetorit. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Blerina Muça e cila ka pranuar ankimimin e Enkelejd Alibeajt. 

NJOFTIMI I PLOTË

Ju informoj se sot me date 22.04.2022, gjyqtare znj. Blerina Muça, ne lidhje me kerkesen e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqiperise perfaqesuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me objekt: Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti, Nr. 3 Vendimi, dates 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj per shqyrtim ne te njejten gjykate por me tjeter trup gjykues, vendosi ne dhome keshillimi: – Pranimin e ankimit te pales ankuese, Partia Demokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Nenkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit Nr. 3, date 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. – Kunder vendimit nuk lejohet ankim.

Alibeaj depozitoi në Gjykatën e Apelit ankimimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri duke ngritur pretendimet e tyre lidhur me procesin. Shkresa mban firmën e Enkelejd Alibeaj, i cili ende nënshkruan në cilësinë e nënkryetarit të PD, edhe pse me Statutin e ri të miratuar nga Gjykata, ai ishte shkarkuar nga posti. Në kërkesën e tij, Alibeaj kërkoI prishjen e vendimit që i jep drejtimin e partisë grupit të Komisionit të Rithemelimit si dhe pushim ose kthimin në hetim me trupë tjetër gjykuese. 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike blerina muça enkelejd alibeaj kuvendi i 11 dhjetorit partia demokratike statuti i pd blerina muça enkelejd alibeaj kuvendi i 11 dhjetorit partia demokratike statuti i pd

Sondazh

Poll