Politike

VD-Bordi për çmimet e shportës, Berisha: Të hiqen, po përligjin abuzimet!

22 Prill 2022, 10:09 Nga DOSJA
VD-Bordi për çmimet e shportës, Berisha: Të hiqen, po

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar Bordin për rregullimin e çmimeve të produkteve të shportës, duke kërkuar heqjen e tij me pretendimin se po përligj zhvatjen e qytetarvëe. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se ka rritje të mëdha të çmimeve, ndërkohë që shtoi se këtë kohë krize, qeveria aktuale po përdor rritjen e çmimeve për pasurim të klientelës.

Ka rritje të mëdha të çmimeve po shkohet drejt mungesës së ushqimeve, bordet e krijuara janë forma të vjetra që të rikujtojnë kohërat e diktaturave. Nuk mund të ketë borde për rregullimin e ushqimeve. Qeveria është e detyruar që të mbrojë popullatën nga agresioni i rritjes së çmimeve. Bordet përligjin mundësi të reja ç’rregullimi. Mallrat e shportës u kompensuan tërësisht dhe ajo që ishte më e dhimbshmja, ajo u kapërcyer pa një problematikë sociale të ndjeshme. Qeveria aktuale po përdor rritjen e çmimeve për pasurim të klientelës,“-tha Berisha.


PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Problemet më tronditëse për shoqërinë, janë rritja e papërmbajtur e çmimeve. Veçanërisht 300% – 400% të çmimeve ushqimore, këto shënojnë rritjet më të larta, se në çdo vend tjetër. Vaji i gatimit është rritur me 300 e ca për qind, si në asnjë vend tjetër të kontinentit. Rritje të mëdha ka shënuar buka, brumërat, zarzavatet. Faktikisht, po shkohet drejt mungesës së ushqimeve në familjet e zakonshme shqiptare. Bordet e krijuara nga qeveria, janë forma të vjetra që të rikujtojnë kohërat e diktaturave. Nuk mund të ketë borde për rregullimin e çmimit të ushqimeve. Qeveria ka të gjitha mundësitë e mënyrat kur ajo nuk është frymëzuese e spekulimit, të godasë spekulimin aty ku lind. Por qeveria është e detyruar të zbatojë praktika transparente dhe të mbrojë popullatën nga ky agresion i vërtetë i rritjes së çmimeve që kërcënon jetën e përditshme të familjeve shqiptare. Bordet vetëm sa përligjin spekulimin dhe krijojnë me këtë përligje mundësi dhe rrugë të tjera spekulimi. Anulimi i bordeve përveç entit rregullator të energjisë, i cili është një institucion konstant në çdo vend dhe në çdo kohë. Por anulimi i menjëhershëm i bordeve është kusht për marrjen e masave, që janë fare të thjeshta. Qeveria kompenson një për një rritjen e çmimit të produkteve të shportës. Kjo praktikë është praktikë e ndjekur në të gjitha kohërat për ata që respektojnë tregun dhe rregullat e tij. Mund t’ju rikujtoj këtu se rritja me 15 fish e çmimit të bukës në vitin 1992 për shkak të liberalizimit të tregut nuk krijoi asnjë problem, sepse u kompensua në çdo qindarkë dhe çdo banor nga qeveria. Ne kemi një praktikë, kaluam nga çmimet e kontrolluara të socializmit në çmimet e tregut të lirë. Mallrat e shportës që të gjitha u kompensuan tërësisht dhe ajo që ishte më e dhimbshmja e reformave, terapia e shokut quhej në atë kohë kjo masë, u kapërcye pa një problematikë sociale të ndjeshme. Qeveria aktuale po përdor rritjen e çmimeve për spekulim të mëtejshëm, për pasurim të klientelës së saj dhe natyrisht ndarje profitesh me këtë klientelë.

LAJMI KRYESOR: Presidenti i ri&zgjedhjet në PD, Berisha: Rama ka frikë nga unë! E mund edhe i vdekur

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha me gazetaret 22 prill 2022 sali berisha berisha me gazetaret 22 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll