Politike

Shtëpitë e rindërtuara në Lezhë! Pritet me këngë dhe daulle, e moshuara i puth dorën Ramës

22 Prill 2022, 11:59 Nga DOSJA
Shtëpitë e rindërtuara në Lezhë! Pritet me

LEZHË– Kryeministri Edi Rama është pritur me këngë dhe daulle në Lezhë, aty ku dorëzoi çelësat për 16 familje të komunitetit rom dhe egjiptian. Rama u prit nga të vegjël e të moshuar. Një prej banorëve i tha Ramës se ai e mbajti fjalën duke ia rindërtuar banesat. Rama tha se fjalën nuk e jep kot mirëpo ka raste që ndonjëherë nuk arrin që t’i mbajë në kohë pasi ka edhe vonesa. Në fund, Rama mori falenderime nga një e moshuar e cila ia puthi dorën. 

BISEDA:

Banori: Kryeministër, doli fjala jote që the do t’i ndërtoj dhe do ju jap shtëpi? Falemiderit zoti kryeministër!

Rama: Fjala doli sepse unë kur jap fjalën e mendoj mirë. Nuk e jap kot. Nganjëherë nuk ia dal ta bëj në kohë se ka vonesa ka probleme. Në këtë rast ja ku jemi këtu, janë dhe 9-të të tjera që do bëhen. Me Lezhën ashtu sikurse në gjithë Shqipërinë do vijojmë punën”, tha Rama.

“Ju marrsha të keqen” dëgjohet të thotë gruaja teksa i puth dorën kryeministrit në shenjë falenderimi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama lezhe rama ne lezhe edi rama lezhe rama ne lezhe

Sondazh

Poll