Politike

Kush është deputeti i PS? Kryemadhi: Po të kisha 28 firma do propozoja për president…

22 Prill 2022, 12:51 Nga DOSJA
Kush është deputeti i PS? Kryemadhi: Po të kisha 28 firma do

TIRANË– Kryetarja e Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha ditën e sotme se do të propozonte ish-ministrin dhe aktualisht deputetin e Partisë Socialiste, Pandeli Majko si kandidat për President. Kryemadhi tha se një gjë të tillë duhet ta kishte bërë edhe grupi i Partisë Demokratike që i ka 28 vota, të nevojshme për të propozuar një emër.

“Unë po të kisha 28 firma në parlament për të propozuar një kandidat në Parlament unë do ta propozoja një kandidat për president. Unë nuk i kam, kam 4 firma. Zoti Alibeaj i ka 28 firma, dhe mund të propozojë një kandidat të opozitës. Kjo është një përfshirje në proces. Përfshirja në proces nuk është që të jesh ushtar i Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit”, u shpreh Kryemadhi.

E pyetur se kë do propozonte në rast se do t’i kishte votat, ajo u përgjigj: Pandeli Majko

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi pandeli majko monika kryemadhi pandeli majko

Sondazh

Poll