Politike

VD-SPAK rikthen dosjen e CEZ, a i druhet hetimeve? Berisha: Le të hetojnë, s’ka problem

22 Prill 2022, 10:28 Nga DOSJA
VD-SPAK rikthen dosjen e CEZ, a i druhet hetimeve? Berisha: Le të

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri në vend dhe nisjen e hetimeve lidhur me aferën e CEZ. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha opozita nuk do të merrte pjesë në proces farsë, ndërkohë që lidhur me hetimet e reja të Prokurorisë së Posaçme, nuk kishte asnjë shqetësim se mund të kërkohej për t’u marrë në pyetje. Madje e cilësoi dosjen si një nga aferat më të mëdha, duke përmendur dhe kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri.


PJESË NGA KONFERENCA:

Presidenti i ri? Berisha: Procesi i zgjedhjes nuk është i zarfave të mbyllur. S’ka ndodhur kurrë. Në këtë mënyrë nuk përlyhesh dot dhe nuk përfshihesh. Opozita me votën e saj do hedhë poshtë kandidatin e Ramës. Opozita duhet të ishte akoma rrugëve për vjedhjen e zgjedhjeve, por sot nuk dalim dot.

SPAK nis hetimet për CEZ, a i druheni hetimeve? Berisha: CEZ është afera më gjigande e korrupsionit. Shqipëria kishte një albitrazh dhe kërkoi vlerësimet me pretendimet ndërkombëtare të Shqipërisë. Ato vlerësime u bënë. Kompani më serioze faktuan se CEZ i detyrohej Shqipërsë 630 mln euro me fatura të vërtetuara. I detyrohej me dëmet e krijuara. Arbitri ndërkombëtar që zgjodhi Shqipëria ishte besimplotë se fitohej gjyqi. Çfarë ndodhi? Edi Rama firmosi marrëveshje bashkë me Gjiknurin, pranuan kushtet, shmnagën arbitrazhin, dënuan Shqipërinë. Kur SPAK përdoret si skapi i partisë, janë të destinuara që të mbeten në gjumë. Le të hetojnë se nuk ka asnjë lloj problemi

LAJMI KRYESOR: Presidenti i ri&zgjedhjet në PD, Berisha: Rama ka frikë nga unë! E mund edhe i vdekur

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha me gazetaret 22 prill 2022 sali berisha berisha me gazetaret 22 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll