Politike

VD-S’ka më akuza për kanabis! Berisha:Klanet qeveritare kanë nën kontroll “ferma bitcoin-i”

22 Prill 2022, 10:13 Nga DOSJA
VD-S’ka më akuza për kanabis! Berisha:Klanet qeveritare

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha duket se e ka zhvendosur denoncimin e tij nga kanabisi tek një fushë tjetër. Ai ka nisur të bëjë denoncimet e para në fushën e “bitcoin”, duke drejtuar gishtin nga qeveria. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se fermat e bitcoin janë lënë në përdorim të personave pranë qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Tre ditë më parë deklaruan se ata ëë shpenzojnë mbi 700 kilovat do të shumëfishojnë çmimin. Godasin familjet dhe biznesin e vogël. Ndërkohë që bitcoin-et gllabërojnë në mënyrë të papërmbajtur sepse gjerësisht flitet se e kanë marrë nën kontroll klanet më të mëdha qeveritare,”-tha ai ndër të tjera.


PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Sot produktet e tjera ushqimore, kanë arritur shifra të papërballueshme dhe qeveria ka zgjedhur një ilaç toksik që janë bordet. Ajo vetë po jep shembull në këtë krizë, me rritjen e çmimeve. Tre ditë më parë deklaruan në mënyrën më absurde, se për ata që shpenzojnë mbi 700 kilovat orë do të shumëfishojnë çmimin e energjisë. Kë godasin në këtë mënyre. Godasin dhjetëra mijëra familje biznese të vogla. Ndërkohë që bitcoini i kontrolluar nga qeveria gllabëron nga jugu në veri energji në mënyrë gratis dhe të papërmbajtur. Pse? Sepse gjerësisht flitet se kontrollin e bitcoin e kanë marrë klanet më të larta qeveritare. Unë jam këtu për tu thënë qytetarëve shqiptarë se është jetik zëri i tyre kundër spekulimit. Eshtë jetik zëri i tyre kundër rritjes së çmimeve, është jetik zëri i tyre për ti thënë stop kësaj vjedhjeje që bëhet në portofolet e tyre me çmimet stratosferike të pajustifikuara. Unë i garantoj ata se në rast se nuk do i them stop kësaj vjedhjeje, çmimet e sotme do të harrohen me ato që do vijnë disa herë më të larta. Është koha që çdo shqiptar të mendoje për buxhetin familjar dhe se si ky buxhet po o grabitet, nga një qeveri që nuk interesa të tjera përveç pasurimit të saj dhe klaneve qeveritare. A mund të imagjinoni ju që ne të kemi çmimet më të larta të energjisë. Në një kohë kur ne e prodhojmë atë me koston më të ulët, prej 0.9 lekë për kilovat, dhe e shesim me 95 lekë për kilovat, me 180 lekë e kështu me radhë. Unë ftoj mediat të investigojnë, dhe të mos harrojnë se interesi publik dhe mbrojtja e tij është detyra më parësore e tyre.

LAJMI KRYESOR: Presidenti i ri&zgjedhjet në PD, Berisha: Rama ka frikë nga unë! E mund edhe i vdekur

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha me gazetaret 22 prill 2022 sali berisha berisha me gazetaret 22 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll