Bota

‘Putin ka një ushtri të madhe’, Jonhson pranon mundësinë që Rusia mund të fitojë luftën

22 Prill 2022, 13:07 Nga DOSJA
‘Putin ka një ushtri të madhe’, Jonhson pranon

BRITANI- Kryeministri britanik Boris Johnson pranoi sot se ekzistonte një “mundësi realiste” që forcat ruse të fitonin në pushtimin e tyre në Ukrainë.

Sipas Skynews, duke iu drejtuar raporteve të zyrtarëve të inteligjencës perëndimore se Rusia mund të fitojë ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, ai tha se fatkeqësisht kjo është një mundësi realiste.

Putini ka një ushtri të madhe, ai ka një pozicion shumë të vështirë politik, sepse ka bërë një gabim katastrofik. E vetmja mundësi që ai ka tani është të vazhdojë të përpiqet të përdorë qasjen e tij të tmerrshme bluarëse, të udhëhequr nga artileria, në përpjekje për të mposhtur ukrainasit.”-tha ai.

Duke folur gjatë një konference për shtyp në Nju Delhi, Indi, Johnson vazhdoi të thoshte se ukrainasit kishin treguar “heroizëm të jashtëzakonshëm” në mes të luftës dhe “pavarësisht se çfarë epërsie ushtarake” kishte zoti Putin, ai nuk do të ishte në gjendje të pushtonte shpirtin e popullit ukrainas.

Kryeministri tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar do të dërgonte më shumë artileri për forcat ukrainase dhe konfirmoi se ambasada e qeverisë britanike do të rihapet në kryeqytetin ukrainas muajin e ardhshëm.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Rusia: Kemi kontrollin e uzinës. Zelenskyy: U kundërshtua armëpushimin për Pashkët

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson lufta ukraine-rusi boris johnson lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 22 Prill 2022, 11:33

OKB- ja dokumentoi vrasjen e 50 civilëve në Bucha

UKRAINË- Një zëdhënës i Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë ka thënë se OKB-ja dokumentoi ekzekutimin e përmbledhur të të paktën 50 c...