Bota

Tensionet/Pendarovski: Asnjë negociator grek nuk ka ofenduar maqedonasit si bullgarët

22 Prill 2022, 11:49 Nga DOSJA
Tensionet/Pendarovski: Asnjë negociator grek nuk ka ofenduar maqedonasit si

MAQEDONIA E VERIUT– Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka thënë se përfaqësuesit maqedonas në Komisionin e Historisë janë shënjestër e ofendimeve të homologëve bullgarë.

Në një intervistë televizive, Pendarovski tha se gjatë dekadave të negociatave me Greqinë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Nuk mbahet mend që një negociator apo bashkëbisedues grek, në atë kohë, të vinte dhe t’i thoshte negociatorit maqedonas, ti nuk je maqedonas. Fatkeqësisht, situata të tilla, joformalisht, ndodhin në komisionin historik”, tha Pendarovski.

Duke folur për kërkesën e Bullgarisë për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, Pendarovski tha se nuk mund të ndryshohet Kushtetuta sipas nevojave të Bullgarisë.

“Pak njerëz mund të konfirmojnë se qeveria e Petkovit mund të zgjasë 7- 8 vjet. Deri në hyrjen tonë formale në BE. Nga kush duhet të kërkojmë garanci të tilla. Kjo është politika. Qeveria e ardhshme do të thotë – atë që ka firmosur, qeveria e mëparshme, ishin tradhtarë të çështjes sonë, ne nuk na intereson. Dhe? Nuk mund ta hapim Kushtetutën sipas nevojës çdo të hënë”, ka thënë Pendarovski.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni marredheniet maqedoni-bullgari stevo pendarovski marredheniet maqedoni-bullgari stevo pendarovski

Sondazh

Poll

Bota 22 Prill 2022, 11:33

OKB- ja dokumentoi vrasjen e 50 civilëve në Bucha

UKRAINË- Një zëdhënës i Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë ka thënë se OKB-ja dokumentoi ekzekutimin e përmbledhur të të paktën 50 c...