Bota

Pas debatit televiziv/ Macron rrit epërsinë ndaj Le Pen, thellohet diferenca

22 Prill 2022, 11:56 Nga DOSJA
Pas debatit televiziv/ Macron rrit epërsinë ndaj Le Pen, thellohet

FRANCË- Sipas të dhënave ditore nga instituti i sondazheve IPSOS, presidenti Emmanuel Macron u pozicionua me 1.5% vota më shumë pas debatit televiziv mbrëmë me kandidaten Marine Le Pen.

Sipas IPSOS Macron sot arriti 57.5% të votuesve ndërkohë që një ditë më parë ishte 56%. Ndërsa Le Pen ka rënë me 1.5% nga 44%  në 42.5%.

Kandidatja e ekstremit të djathtë për zgjedhjet presidenciale, Marine Le Pen, kritikoi sot Emmanuel Macron. Sipas ANSA, pas debatit të mbrëmshëm ajo e quajti Macron si një njeri shumë përçmues dhe shumë arrogant.  

“Përpara meje kisha një Emmanuel Macron të barabartë me veten, shumë përçmues, shumë arrogant, edhe në qëndrimin e tij. Mos mendoni se e ka befasuar asnjë nga francezët, të cilët kanë 5 vjet që kanë vuajtur edhe këtë arrogancë dhe këtë përbuzje”– tha Le Pen në konferencën për shtyp në Roye.

Kandidatja e ekstremit të djathtë kritikoi “fyerjet” dhe “lajmet e rreme” të propaganduara nga mbështetësit e Macron për të. Sipas saj, zgjedhja e Macron ishte një votimi jashtëzakonisht i dhunshëm dhe brutal.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron marine le pen zgjedhjet ne france 2022 emmanuel macron marine le pen zgjedhjet ne france 2022

Sondazh

Poll

Bota 22 Prill 2022, 11:33

OKB- ja dokumentoi vrasjen e 50 civilëve në Bucha

UKRAINË- Një zëdhënës i Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë ka thënë se OKB-ja dokumentoi ekzekutimin e përmbledhur të të paktën 50 c...