Bota

‘Del Rusia dhe hyn Kosova’, gazetari gjerman optimist për anëtarësimin e saj në KE

22 Prill 2022, 12:27 Nga DOSJA
‘Del Rusia dhe hyn Kosova’, gazetari gjerman optimist për

KOSOVË- Gazetari gjerman, Michale Martens, është shprehur se Kosova shumë shpejt mund të fillojë procedurat e anëtarësimit në Këshillin e Evropës pas daljes së Rusisë nga ky institucion evropian.

Në një postim në Twitter Martins tha se matematikisht dhe politikisht mundësitë që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës janë të larta.

Russia out, Kosovo in? Several reliable sources confirm that Kosovo will “very soon” initiate the process of becoming a full member state of the Council of Europe. Mathematically and politically, chances for success are deemed to be good. More in tomorrow´s edition of F.A.Z.

— Michael Martens (@Andric1961) April 22, 2022

Rusia jashtë, Kosova brenda Disa burime të besueshme konfirmojnë se Kosova “shumë shpejt” do të inicojë procesin e anëtarësimit të plotë si shtet në Këshillin e Evropës. Matematikisht dhe politikisht gjasat për sukses janë të mira”, ka shkruar Martens.

Këshilli i Evropës vendosi të përjashtojë Rusinë më 25 shkurt, një ditë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës. Kosovës i hapet rruga e lirë tashmë që Rusia nuk është më pjesë e këtij institucioni, kjo pasi kundërshtimi i saj dhe mosnjohja e Kosovës kanë qenë një pengesë e madhe.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni integrimi i kosoves keshilli i europes michale martens integrimi i kosoves keshilli i europes michale martens

Sondazh

Poll

Bota 22 Prill 2022, 11:33

OKB- ja dokumentoi vrasjen e 50 civilëve në Bucha

UKRAINË- Një zëdhënës i Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë ka thënë se OKB-ja dokumentoi ekzekutimin e përmbledhur të të paktën 50 c...