Bota

Australia vendos sanksione ndaj 2 vajzave të Putin

22 Prill 2022, 12:00 Nga DOSJA
Australia vendos sanksione ndaj 2 vajzave të Putin

Qeveria e Australisë tha se ka vendosur sanksione dhe ndalim udhëtimi për dy vajzat e presidentit rus, Vladimir Putin, dhe për vajzën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ky njoftim i bërë më 22 prill, vjen pasi masa të ngjashme janë ndërmarrë edhe nga shtete të tjera perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë. Me masat e reja, numri i persona dhe entiteteve ruse nga Australia ka arritur në pothuajse 750.

Edhe pse në listën e sanksioneve australiane nuk u përmendën me emër vajzat e Putinit, presidenti rus ka dy vajza të rritura, Katerina Tikhonova dhe Maria Vorontsova. Në njoftimin e Qeverisë australiane u bë e ditur se vetë Putin dhe Lavrov ishin sanksionuar më 27 shkurt.

Në rundin e ri të sanksioneve po ashtu janë shënjestruar 144 ligjvënës rusë, të cilët i kanë ofruar mbështetje Putinit, duke miratuar njohjen e “jashtëligjshme” të dy rajoneve ukrainase, Donjeck dhe Luhansk si entitete të pavarura më 22 shkurt, tha Ministria e Jashtme australiane.

Ministrja e Jashtme, Marisa Payne, shtoi se Australia do të vazhdojë të vendosë kosto ndaj Rusisë për shkak të “agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar në Ukrainë”.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe shumë shtete perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj ekonomisë dhe entiteteve ruse.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota katerina tikhonova dhe maria vorontsova sergei lavrov vladimir putin katerina tikhonova dhe maria vorontsova sergei lavrov vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 22 Prill 2022, 11:33

OKB- ja dokumentoi vrasjen e 50 civilëve në Bucha

UKRAINË- Një zëdhënës i Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë ka thënë se OKB-ja dokumentoi ekzekutimin e përmbledhur të të paktën 50 c...