Bota

Ministri turk flet për çmilitarizimin e 16 ishujve në Egje

22 Prill 2022, 10:21 Nga DOSJA
Ministri turk flet për çmilitarizimin e 16 ishujve në Egje

TURQI- Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka përsëritur kërkesën e vendit të tij që Greqia të çmilitarizojë ishujt e saj në Egje pranë brigjeve turke. Prej disa ditësh janë rritur sërish tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, me avionët luftarak turq që kanë thyer hapësirën ajrore greke.

Sipas mediave të huaja, në një fjalim Akar tha se Greqia këmbënguli të mbante trupa turk në 16 ishuj në kundërshtim me Traktatin e Lozanës të 1923.

“Greqia po përpiqet të krijojë disa aleanca. Por ne jemi tashmë aleatë në NATO. Gjithashtu në mënyrë të ekzagjeruar promovojnë programet e armatimit. Ne themi se nëse këto armatime janë për mbrojtjen e tyre ka shumë, por nëse janë të drejtuara ndaj Turqisë janë të pakta… Le ta sqarojmë këtë. Edhe gjendja e tyre financiare është e dhënë”,– tha ministri turk i Mbrojtjes.

Në të njëjtën kohë, ai përsëriti kërkesën e Turqisë për çmilitarizimin e ishujve grekë.

“Kur këta ishuj militarizohen, atëherë askush nuk ka të drejtë të flasë kundër përpjekjeve mbrojtëse të Turqisë. Mos u hapni oreksin me disa fjalime, sugjerime, presione, me BE-në apo me mbështetjen e disa vendeve. Ne u themi se do të bëjnë një gabim të madh. E bëjmë të qartë se nuk do të lejojmë të bëhet asgjë dhe jemi të aftë për këtë”, përfundoi ai.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota greqi hulusi akar traktati i lozanës turqia greqi hulusi akar traktati i lozanës turqia

Sondazh

Poll

Bota 22 Prill 2022, 11:33

OKB- ja dokumentoi vrasjen e 50 civilëve në Bucha

UKRAINË- Një zëdhënës i Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë ka thënë se OKB-ja dokumentoi ekzekutimin e përmbledhur të të paktën 50 c...