Bota

“Shpresat tona nuk janë shuar”, Erdogan do të telefonojë Putin dhe Zelenskyyn për një takim

22 Prill 2022, 12:58 Nga DOSJA
“Shpresat tona nuk janë shuar”, Erdogan do të

TURQI– Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan shprehu synimin e tij për të zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në ditët në vijim, duke shpresuar se një bisedë telefonike me ta do të çonte në një takim të liderëve në Turqi që synon t’i japë fund luftës në Ukrainë.

“Shpresat tona nuk janë shuar,” u tha Erdogan gazetarëve kur u pyet për bisedimet e paqes midis Kievit dhe Moskës.

Turqia ka pritur bisedimet mes ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë në Antalia dhe ndërmjet negociatorëve nga të dy vendet në Stamboll, ndërsa po kërkon edhe një takim mes dy presidentëve.

Ne planifikojmë të kemi një tjetër bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky sot ose nesër. Me telefon ne synojmë ta çojmë procesin e Stambollit në nivelin e liderëve”, shtoi ai.

Turqia, anëtare e NATO -s, ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi, ka marrëdhënie të mira me të dy vendet dhe ka marrë një rol ndërmjetësues.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Rusia: Kemi kontrollin e uzinës. Zelenskyy: U kundërshtua armëpushimin për Pashkët

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bisedimet ukraine-rusi rexhep taip erdogan bisedimet ukraine-rusi rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll

Bota 22 Prill 2022, 11:33

OKB- ja dokumentoi vrasjen e 50 civilëve në Bucha

UKRAINË- Një zëdhënës i Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë ka thënë se OKB-ja dokumentoi ekzekutimin e përmbledhur të të paktën 50 c...