Bota

PËRPLASJA: Ishin kundër ligjit LGBT, Florida i heq Disney-t statusin e ‘vetëqeverisjes’

22 Prill 2022, 10:37 Nga DOSJA
PËRPLASJA: Ishin kundër ligjit LGBT, Florida i heq Disney-t statusin e

FLORIDA– Ligjvënësit e Floridës kanë votuar për t’i hequr “Disney-t” statusin e vetëqeverisjes pas një përplasjeje që ka ndodhur së fundmi mes përfaqësuesëve të kompanisë dhe guvernatorit republikan Ron DeSantis. Statusi i vetëqeverisjes i dha Disney-t kompetenca për të vendosur taksa, për të ndërtuar rrugë dhe për të kontrolluar shërbime në tokat e parkut, por duket se tani gjërat kanë ndryshuar.

Të enjten, me nxitjen e guvernatorit republikan Ron DeSantis, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një projekt-ligj që do të “çlironte” kompaninë nga pushteti pothuajse i plotë mbi zonën ku ndodhet biznesi, e cila vjen si marrëveshje e nënshkruar në vitin 1967 midis shtetit dhe kompanisë Walt Disney.

Statusi i saj i veçantë e kishte lejuar në mënyrë efektive kompaninë të operonte si qeveri komunale, me bordin e vet të mbikëqyrësve dhe departamentin e zjarrfikësve, madje Disney mund të ndërtonte edhe aeroportin e vet, ose centralin bërthamor nëse dëshironte. Si shpërblim, kompania u bë punëdhënësi më i madh privat i shtetit, me rreth 80,000 vende pune.

Por marrëdhënia speciale e Disney me shtetin e Floridës u kërcënua për shkak të përgjigjes ndaj një projektligji për edukimin gjinor dhe seksual të nënshkruar nga DeSantis. I quajtur zyrtarisht “Ligji për të Drejtat e Prindërve në Arsim”,  ndalon çdo udhëzim për orientimin seksual ose identitetin gjinor midis kopshtit dhe klasës së tretë – kur nxënësit janë afërsisht midis pesë dhe nëntë vjeç.

Ai gjithashtu u bën thirrje distrikteve shkollore të shmangin temat LGBT, “kur nuk janë të përshtatshme për moshën ose për studentët”. Por zërat kundër thonë se do të izolojë dhe stigmatizojë të rinjtë që i përkasin këtij komuniteti. Një prej tyre ishte dhe kompania, duke sjellë edhe reagimin e DeSantis, i cili u shpreh se: Ishte kaluar kufiri!

Marrë nga BBC

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota disney ron desantis disney ron desantis

Sondazh

Poll