Bota

Debatet për postin e kryeprokurorit në Kosovë, Kelmendi merr postin e ushtruesit të detyrës

22 Prill 2022, 11:08 Nga DOSJA
Debatet për postin e kryeprokurorit në Kosovë, Kelmendi merr

KOSOVË- Kryeprokurori aktual i Shtetit në Kosovë Aleksandër Lumezi ka bërë sot zyrtarisht dorëzimin e postit tek ushtruesit i detyrës Besim Kelmendi deri në momentin që do të emërohet zëvëndësi i tij.

Në ceremonië e dorëzimit të detyrës ku morën pjese dhe zëvendës-kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe  Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Lumezi i ka uruar suksese Kelmendit në marrjen e detyrës.

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, ku morën pjesë edhe Kryesuesi, zëvendës-kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe U.D. Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Kryeprokurori i deritanishëm Lumezi, i ka uruar suksese dhe mbarësi U.D. Kryeprokurorit Kelmendi, në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe ligjore gjatë udhëheqjes së institucionit të Prokurorit të Shtetit. Ndërsa, U.D. Kryeprokurori Kelmendi, ka falënderuar Kryeprokurorin e deritanishëm, Aleksandër Lumezi, për punën, angazhimin dhe profesionalizmin e treguar përgjatë ushtrimit të mandatit kushtetues si Kryeprokuror i Shtetit i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas Rregullores Nr. 06/2019 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, në qoftë se mandati i Kryeprokurorit të prokurorisë përkatëse ka përfunduar në çfarëdo mënyre, KPK-ja merr vendim për caktimin e ushtruesit të detyrës. Ditën e djeshme Këshilli Prokurorial i Kosovës ka caktuar zyrtarisht Besim Kelmendin si ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit. Në mbledhjen e KPK-së është vendosur që Kelmendi ta ushtrojë këtë detyrë deri në një vendim të ri të këtij institucioni.

Lumezi dorëzoi detyrës pas përfundimit të mandatit 7-vjeçar pasi u emërua në krye të institucionit më 21 prill 2015. Më 6 prill Këshilli Prokurorial i Kosovës ka votuar në mënyrë unanime Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit dhe pritet dekretimi i tij nga presidentja e vendit Vjosa Osmani. Zgjedhja e Isufajt në krye të KPK-së, ka shkatuar pakënaqësi tek ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, si dhe OJQ-të në Kosovë. Sipas tyre KPK-ja nuk ka zbatuar parimet për një proces të drejtë dhe korrekt.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksandër lumezi besim kelmendi kryeprokurori i kosoves aleksandër lumezi besim kelmendi kryeprokurori i kosoves

Sondazh

Poll