Bota

“Po vidhen 350 mijë familje në Kosovë”, PDK-ja padit ZRRE-në për faturat e energjisë

22 Prill 2022, 10:30 Nga DOSJA
“Po vidhen 350 mijë familje në Kosovë”, PDK-ja padit

KOSOVË– Partia Demokratike  e Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal për Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ku sekretari i përgjithshëm i saj Bajrush Xhemajli tha se ka të bëjë me moszbatimin e aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për pezullimin e vendimit të Zyrën Rregullatore të Energjisë (ZRRE) për ngritjen e çmimeve të energjisë elektrike në Kosovë.

Sot ishim në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të deponuar një kallëzim penal kundër ZRRE-së dhe Bordit të saj. Për shkakun se nuk e ka zbatuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për pezullimin e vendimit të saj për ngritjen e çmimit të energjisë në Kosovë”, tha ai.

Xhemajli u shpreh se këtë kallëzim e kanë bërë për të mbrojtur interesin e qytetarëve ku krahas padisë kanë kërkuar dhe pezullimin e rritjes së çmimeve.

Ne kemi dalë në mbrojtje të interesit qytetarë për shkak se duhet mbrojtur në këto rrethana. Kemi ngritur padi, por krahas padisë kemi bërë edhe kërkesën për pezullimin e zbatimit të rritjes së çmimeve të vendimit të ZRRE-së. Meqë nuk është zbatuar ky aktvendim ne kemi bërë kallëzim penal. Përkundër që PDK ka bërë thirrje publike për zbatimin e këtij vendimi të gjykatës, ZRRE ka vazhduar të faturojë energjinë me tarifa të shtrenjta deri në 109%, duke u shkaktuar dëme financiare 350 mijë familjeve të Republikës së Kosovës”-shtoi ai.

Tre veprat penale për të cilat PDK-ja po akuzon ZRRE-në janë: “Mospërfillja e gjykatës”, “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Më 9 shkurt 2022 kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të energjise elektrike, të cilat janë më të shtrenjta për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovate/orë në muaj. Kjo sasi e energjisë shpenzohet nga shumica e konsumatorëve që nuk kanë burime tjera të ngrohjes përpos energjisë elektrike. Më 18 mars, PDK-ja paditi Zyrën e Rregullatorit të Energjisë. Sipas komunikatës së dërguar për mediat, PDK vlerësonte se vendimi i ZRRE-së për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, meriton shqyrtim gjyqësor.

Ndërkohë më 9 Prill Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Në dokument thuhej se “shtyhet ekzekutimi i vendimit Nr.077/22 i datës 09.02.2022 i publikuar më datë 16.02.2022 i Zyrës së Rregullatorit për Energji me seli në Prishtinë derisa gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditëses”.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni bajrush xhemajli partia demokratike e kosoves rritja e energjise ne kosove bajrush xhemajli partia demokratike e kosoves rritja e energjise ne kosove

Sondazh

Poll