Sport

Djokovic, kundër përjashtimit të tenistëve rusë dhe bjellorusë nga “Wimbledon”

22 Prill 2022, 05:24 Nga DOSJA
Djokovic, kundër përjashtimit të tenistëve rusë dhe

SERBI – Pas fitores së tij kundër Laslo Djere në Beograd (2-6, 7-6, 7-6), Novak Djokoviç u pyet për vendimin e “Wimbledonit” për të refuzuar regjistrimin e tenistëve rusë dhe bjellorusë për edicionin 2022, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Ndërsa ATP dhe WTA e kanë miratuar vendimin e Grand Slam të Londrës, numri një i tenisit botëror shpjegoi se nuk e mbështet atë.

“Unë gjithmonë do të jem i pari që do ta dënoj luftën, siguroi tenisti serb. – Si fëmijë i luftës, e di se çfarë lloj traume emocionale lë pas një luftë. 

Ne në Serbi e dimë se çfarë ka ndodhur këtu në vitin 1999, njerëzit e zakonshëm ende po vuajnë, kemi pasur shumë luftëra në Ballkan. Thënë kjo, unë nuk mund ta mbështes vendimin e “Wimbledonit”.  Nuk është faji i sportistëve. Kur politika ndërhyn në sport, zakonisht gjërat nuk shkojnë mire”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ai do të luajë në vend të novak djokovicit novak djokovicin tenisti novak djokoviç ai do të luajë në vend të novak djokovicit novak djokovicin tenisti novak djokoviç

Sondazh

Poll