Aktualitet

Lidhje me Habilajt, GJKKO dënon me 12 vite burg ish-shefin e Policisë në Dhërmi, Sokol Bode

22 Prill 2022, 09:11 Nga DOSJA
Lidhje me Habilajt, GJKKO dënon me 12 vite burg ish-shefin e Policisë

TIRANË- Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode është dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 12 vite burg, pasi u shpall fajtor për lidhje me grupin e Habilajve. Vendimi u mor në mungesë të tij pasi Bode është arratisur nga vendi. Prej kohësh, Bode ka qenë në vëmendje pasi janë publikuar fotot ku ai shfaqet me vëllezërit Habilaj, dy prej të cilëve janë arrestuar nga drejtësia italiane pak kohë më parë për trafik droge.

Në dosjen e dorëzuar tashmë në Gjykatë për grupin “Habilaj”, janë renditur si provë e bashkëpunimit të anëtarëve të grupit me Policinë e Shtetit edhe disa përgjime telefonike. Mes tyre është edhe biseda e Florian Habilajt me ish-shefin e Policisë Kufitare në Dhërmi, Sokol Bode, i cili e telefonon vetë për ta takuar në lagjen “Çole” në Vlorë. Ndërsa janë zbardhur edhe disa biseda të përgjuara mes Armando Koçerrit, që u arrestua gjatë operacionit të Babicës, me motrën e tij, e cila e informon për aksionin e Policisë që po zhvillohej në fshat.

Sokol Bode u transferua nga drejtor i postës në Dhermi në prill të 2017, në Shkodër ku iu dha posti si Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve. Me 7 prill të 2017 ai ka marrë masë disiplinore nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe ka qenë në hetim edhe nga SHÇBA, pasi në njësinë administrative ‘Guri i Zi’ në Shkodër u zbulua një mini sere ku u gjetën 87 kubikë kanabis. Përveç këtij për këtë rast kanë qenë në hetim edhe 4 punonjës të tjerë policie.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjkko sokol bode tirane gjkko sokol bode tirane

Sondazh

Poll