Sport

Joshet e jëma në Doha, përpjekje të PSG-së për të mbajtur Mbappé në Paris…

22 Prill 2022, 04:54 Nga DOSJA

KATAR – Telenovela e Kylian Mbappe mund të jetë duke jetuar grahmat e fundit. Nuk ka asgjë të mbyllur nga ana e lojtarit, as me PSG-në dhe as me Real Madridin, por ai që nxiton opsionet e tij është Nasser al Khelaifi.

Nëna e lojtarit, Fayza Lamari, aktualisht ndodhet në Doha me djalin e saj të vogël Ethan, i cili gjithashtu luan në akademinë e klubit parizien dhe e ka pasqyruar praninë e tij në Katar përmes rrjeteve sociale.

PSG është optimiste se kjo vizitë nga nëna mund të jetë çelësi për mbylljen e një marrëveshjeje rinovimi. Objektivi i klubit është të jetë në gjendje të llogarisë te Kylian për të paktën edhe sezonin e ardhshëm. Por propozimi i klubit mund të jetë edhe për dy vjet me një angazhim për ta ndërprerë kontratën në çdo kohë që do lojtari.

Oferta e PSG-së është shumë e rëndësishme në të gjitha nivelet dhe ndoshta është ajo që e vë në dyshim lojtarin. Gjithsesi te Real Madridi, kanë qenë gjithmonë optimistë dhe besojnë se Kylian do të vazhdojë me idenë e tij për të veshur fanelën “los blancos”. Megjithatë, Kylian e di, se nëse është për para, oferta e Parisit do të jetë gjithmonë më e lartë dhe se duhet të vlerësojë faktorë të tjerë në karrierën e tij sportive.

Nëna e Kylian nga ana e saj e ka bërë gjithmonë të qartë, se dëshiron më të mirën për djalin e saj dhe se do të punojë për të realizuar dëshirat e të birit, ashtu si edhe babai i tij. Siç rrëfen Fayza Lamari, ajo kujdeset për komunikimin dhe marketingun e djalit të saj, ndërsa Wilfried merret me të gjitha çështjet e transferimit.

Nëna dhe djali i saj i vogël Ethan po kalojnë disa ditë pushimi në Doha, por burime të besueshme bëjnë me dije se do të ketë edhe kontakte me Katarin duke përfituar nga ky udhëtim.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atyre të kylian mbappe e lionel messi drejtori sportiv i psg -së e ardhmja e kylian mbappé atyre të kylian mbappe e lionel messi drejtori sportiv i psg -së e ardhmja e kylian mbappé

Sondazh

Poll