Sport

Juve e ka seriozisht për Di Marian, fillojnë kontaktet e para; sulmuesi nuk është i vetmi

21 Prill 2022, 21:16 Nga DOSJA
Juve e ka seriozisht për Di Marian, fillojnë kontaktet e para;

ITALI- Juventus tashmë ka filluar të planifikojë merkaton për sezonin e ardhshëm. Me nënshkrimet e Vlahovic dhe Zakaria në janar, pa harruar Gattin, bardhezinjtë kanë parashikuar tashmë një pjesë të mirë të merkatos me të cilën do të përballen në fund të verës. Largimi i Dybala sigurisht që do të lërë një boshllëk në sulmin e skuadrës, megjithatë Allegri mund të mbështetet te Moratta-n,Vlahovic dhe Chiesa-n. Sipas lajmeve nga Sky Sport, bardhezinjtë në fakt kanë synuar Angel Di Maria.

Pas thashethemeve të javëve të fundit, Juventus ka nisur kontaktet me lojtarin që do të largohet nga PSG me parametra zero. Megjithatë, problemi i Di Marias është paga që merr (sot ai fiton 950,000 euro në muaj për një total prej pak më shumë se 13 milionë në sezon). Juve, megjithatë, mund të punojë gjerësisht në këtë aspekt duke luajtur shumë për moshën e lojtarit (34 vjeç) dhe për kohëzgjatjen e kontratës.

Megjithatë Di Maria nuk është i vetmi, klubi ka hedhur sytë te David Neres. Lojtari i Shakhtar Donetsk mund të transferohet në Torino në kushte të favorshme pas ngjarjeve në Ukrainë dhe Cherubini tashmë po studion një mënyrë për të siguruar brazilianin e lindur në vitin 1997.

Në fakt, në kontratën e lojtarit brazilian ka një klauzolë që e lejon atë të largohet me një çmim të ulët nga klubi ukrainas, pikërisht për shkak të luftës së vazhdueshme me Rusinë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport di maria juventus di maria juventus

Sondazh

Poll