Sport

Fotoja e parë familjare për Ronaldon dhe Georgina-n pas dramës :Jemi mirënjohës për…

21 Prill 2022, 20:46 Nga DOSJA
Fotoja e parë familjare për Ronaldon dhe Georgina-n pas dramës

ANGLI– Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, më në fund janë rikthyer në shtëpi pas dramës që ka përjetuar çifti. Disa ditë më parë ata në fakt kishin njoftuar në Instagram vdekjen e njërit prej binjakëve që ndodhi pas lindjes. Në fakt, Georgina priste një djalë dhe një vajzë. Një lajm shkatërrues që rëndoi të gjithë familjen që kishte kërkuar menjëherë respektimin e privatësisë së tyre.

Pas ditësh heshtjeje dhe reflektimi, ka qenë Cristiano Ronaldo, me një postim në Instagram, ai që ka publikuar një foto ku shfaq të gjithë familjen të buzëqeshur: “Shtëpi e ëmbël shtëpi. Gio dhe vajza jonë e vogël janë më në fund me ne. Duam t’i falënderojmë të gjithë për fjalët dhe gjestet e ëmbla. Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe ne të gjithë ndjejmë dashurinë dhe respektin që kishit për familjen tonë. Tani është është koha për të qenë mirënjohës për jetën që sapo kemi mirëpritur në këtë botë.”

 

 

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ronaldo ronaldo

Sondazh

Poll