Sport

VD/ Sevilla mposht Levanten, Barça fiton me Sociedadin, katalanasit të dytët…

22 Prill 2022, 04:42 Nga DOSJA
VD/ Sevilla mposht Levanten, Barça fiton me Sociedadin, katalanasit

SPANJE – Të enjten, me katër ndeshjet e zhvilluara, u mbyll java e 33-të të La Ligas. Sevilla fitoi 3-2 në transfertë ndaj Levantes, në një lojë ku ishin superiorë dhe nuk e vunë në dyshim rezultatin.

Në mbrëmje vonë, Barcelona i përgjigjet Sevillas dhe i rimerr skuadrës së Lopeteguit vendin e dytë në renditjen. Një gol i Aubameyang në minutën e 11-të i lejon djemtë e Xavit të largohen me 3 pikë nga fusha e vështirë e Real Sociedad.

Ata iu rikthyen suksesit pas dy humbjeve radhazi mes La Liga dhe Europa League, ndërkohë që Ter Shtegen ishte lojtari më i mire i katalanasve.

Trajneri Xavi pas ndeshjes u shpreh: “Jam i kënaqur me tre pikët, jetike dhe vendimtare për të ardhmen e ekipit dhe klubit. Ishte një fitore e artë, por nuk jam i kënaqur me lojën. Në pjesën e parë po, por në të dytën vuajtëm. Në disa faza, Real Sociedadi meritonte më shumë”.

Ja dhe perfundimet e ndeshjeve të së enjtes

Espanyol-Rayo Vallecano 0-1 (Guardiola 42′)

Levante-Sevilla 2-3 (Morales 22′ (p), Soldado 86’/ Corona 14′ dhe 27 ‘, Koundé 81’)

Cadiz-Athletic 2-3 (Perez 56′, Sobrino 87’/Raul Garcia 3 ‘, Muniain 22′, Vesga 33’)

Real Sociedad-Barcelona 0-1 (Aubameyang 11’)

La Ligan e kryeson Real Madrid me 78 pikë, i ndjekur nga Barcelona dhe Sevilla me nga 63 pikë, Atlético Madrid 61, Betis 57

HIGHLIGHTS: #RealSociedadBarca 0-1

?❤️ A 9th goal of the season for @Auba is enough to give @FCBarcelona the win.#LaLigaSantander pic.twitter.com/t0kIymh8zQ

— LaLiga English (@LaLigaEN) April 21, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barazon barcelona ekipi i sevillas la liga për sevillan la liga spanjolle barazon barcelona ekipi i sevillas la liga për sevillan la liga spanjolle

Sondazh

Poll