Sport

Arbitër i lindur në Milano për ndeshjen Inter-Roma, tifozët verdhekuq; Kjo është çmenduri

21 Prill 2022, 18:18 Nga DOSJA
Arbitër i lindur në Milano për ndeshjen Inter-Roma, tifozët

ITALI- Tifozët e Romës nuk janë të kënaqur me zgjedhjen e arbirit për ndeshjen e kësaj fundjave kundër Interit. Një ndeshje që mund të rezultojë vendimtare për luftën për titull dhe atë për vendin e katërt/pestë. Zgjedhja e bërë nga Lega e Serie A ka ngritur dyshime mes romanistëve sepse arbitri do të jetë Simone Sozza, 34-vjeçar i lindur dhe rritur në Milano.

“Një milanez që arbitron Interin, kjo është një çmenduri”, ka qenë një nga komentet e shumta në rrjetet sociale nga ana e tifozëve të Romës. Sozza ka lindur në Seregno, komunë rreth 20 kilometra nga dyert e Milanos: “Nga gjithë ato arbitra që ka në qarkullim, si mund të zgjidhet një vendas? Më pas thonë se jemi ne tifozët që mendojmë keq”, ka qenë një koment tjetër. Një vendim që do të sjellë padyshim shumë polemika.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter roma inter roma

Sondazh

Poll