Bota

Presidenti i Letonisë viziton sot Kosovën! AXHENDA, priten takime me Osmanin dhe Kurtin

22 Prill 2022, 05:56 Nga DOSJA
Presidenti i Letonisë viziton sot Kosovën! AXHENDA, priten takime me

KOSOVË– Ditën e sotme pritet të vizitojë Kosovën, Presidenti i Letonisë, Egils Levits. Temë e diskutimeve sipas Presidencës letoneze, do të jetë siguria në Evropë, raporton gazetaExpress.

Pas vizitë në Maqedoninë e Veriut Presidenti i Letonisë, Levits pritet të mbërrijë në orën 10:00 në Prishtinë. Mediat vendase kanë zbardhur axhendën e Levitis.

Në orën 11:00 do të mbjellë pemën që simbolizon miqësinë mes dy vendeve kurse në orën 11:40, do të mbajë një konferencë të përbashkët për media me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në orën 12:15, ai do të pritet në takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kurse në orën 12:50 do të ketë takim me kryeministrin Albin Kurti.

Takimet e tjera të kreut të shtetit letonz do të jenë me komandantin e KFOR-it si dhe me trupat letoneze që veprojnë në kuadër të KFOR-it.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora kryesore egils levits egils levits ne kosove kosove egils levits egils levits ne kosove kosove

Sondazh

Poll