Bota

Rusia ‘zgjeron’ listën, shpall non-grata Zuckerberg, Harris dhe 27 zyrtarë amerikan

21 Prill 2022, 15:52 Nga DOSJA
Rusia ‘zgjeron’ listën, shpall non-grata Zuckerberg, Harris dhe

RUSI- Rusia ka zgjeruar këtë pasdite listën e atyre që u është ndaluar hyrja në vend si përgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ku janë përfshirë zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris, themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg dhe zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.

Sipas Skynews, janë gjithsej 29 zyrtarë dhe gazetarë amerikanë që janë pjesë e listës.

“Këtyre individëve u është mohuar hyrja në Federatën Ruse për një kohë të pacaktuar”, tha Ministria e Jashtme ruse.

Muajin e kaluar, presidentit amerikan Joe Biden iu ndalua hyrja në Rusi. Biden nuk e ka vizituar Rusinë që nga viti 2011, kur ai ishte zëvendës president i Barack Obamës. Udhëtimi i tij në Moskë përfshinte bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken, shefi i CIA-s William Burns, sekretari i mbrojtjes Lloyd Austin dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan u ndaluan gjithashtu në mars.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina kërkon seancë negociatash në Mariupol, G7 dhuron 24 miliardë USD

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota john kirby kamala harris mark zuckerberg sanksionet ndaj rusise john kirby kamala harris mark zuckerberg sanksionet ndaj rusise

Sondazh

Poll