Sport

‘Ka një bombë në shtëpinë tënde’/ E-mail kërcënues për Maguire, lojtari thërret policinë

21 Prill 2022, 16:40 Nga DOSJA
‘Ka një bombë në shtëpinë tënde’/

ANGLI- Orë frike për kapitenin e Manchester United, Harry Maguire. Mbrojtësi i kombëtares ka marrë një email kërcënues, i cili i është dukur menjëherë shumë serioz, në të cilin shkruhej qartë se në shtëpinë e tij ishte vendosur një mjet shpërthyes, ku jeton me partneren Fern Haëkins dhe dy vajzat. Nisur nga ashpërsia e kërcënimeve, policia është njoftuar dhe ka shkuar në vendngjarje me njësinë e qenve. Në këto orë vijojnë kërkimet për lëndë plasëse.

Lojtarët e Manchester Utd janë pushtuar nga vala e pakënaqësisë së tifozëve për rezultatet e dobëta të arritura në Premier League. Pas 4-0 të pësuar në Anfield, tensioni ka tejkaluar, duke kulmuar në këtë episod fatkeq. “Djajtë e Kuq” kanë bërë të ditur: ‘Lojtari do të vazhdojë përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat’. Klubi nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për këtë çështje.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport maguire manchester united maguire manchester united

Sondazh

Poll